“S’po ju kërkojnë dreka me aragosta”, Korreshi denoncon: Të sëmurët kronikë po paguajnë për ilaçet e rimbursueshme

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka “shpërthyer” lidhur me problemet që qytetarët e sëmurë kronikë, po hasin në blerjen e ilaçeve.
Përmes një postimi në “Facebook”, deputeti demokrat bën me dije se të sëmurët kronikë, ndonëse janë pensionistë apo i përkasin kategorisë në pamundësi ekonomik po paguajnë për ilaçet e rimbursueshme.
Sipas tij, arsyeja është sepse sistemi nuk rigjeneron ilaçet e rimbursueshme. Në përfundim të postimit të tij, Korreshi i ka kërkuar qeverisë që t’i japë zgjidhje këtyre personave, pasi janë duke i kërkuar ilaçe dhe jo drega me aragosta.
Postimi i plotë i deputetit demokrat:
Alo Qivirriaaa!
Me falni nese ju prish pushimet me kete status.
Te semuret kronike, diabetike e te tj spo marrin dot ilaçet e rimbursueshme po i blejne me leke edhe pse jane pensioniste apo te kategorive ne pa mundesi ekonomike.
PSE ???
Sepse arsyeja qe ju i thoni eshte banale. NUK RIGJENERON SISTEMI ILACET E RIMBURSUESHME.
Po ka me turp.
Jepini zgjidhje se po ju kerkojne ilacet, jetike per ta.
Nuk po ju kerkojne as shezlone e as dreka me arragosta.