Nga Londra në Tiranë me “xhepat” plot! I riu kapet me mbi 12 mijë paund në Rinas, “thesar” edhe në Portin e Durrësit

Policia ka sekuestruar këtë të enjte një shumë të konsiderueshme monetare, që po tentohej të futej në vendin tonë pa e deklaruar.
Përkatësisht, janë bllokuar 82 550 euro në portin e Durrësit dhe 12 820 paund në Aeroportin e Rinasit. Sipas policisë, eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit, u gjetën të fshehura në autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”. Për këtë rast u arrestuan dy shoferët e autobusit, të cilët nuk kanë deklaruar shumën monetare, të cilën tentuan ta fusnin ilegalisht në vendin tonë.
Kurse në operacionin e dytë në Rinas një të riu nga Burreli, por me banim në Londër, iu gjet dhe iu sekuestrua shuma prej më shumë se 12 mijë paund.
Ai nuk i kishte deklaruar ato në kufi, ndërsa autoritetet nisën menjëherë procedimin në gjendje të lirë për të.