Banon në vilën e Ilir Shtufit, Shkëlzen Berisha “thumbon” Ramën: Nuk e paguaj me klering apo leje ndërtimi

Biznesmeni Shkëlzen Berisha ka reaguar pas zbulimit të gazetarit Mero Baze, se djali ish-kryeministrit jeton në vilën e ndërtuesit Ilir Shtufi, të kullës 64 katëshe e cila po ndërtohet në Tiranë.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Berisha ka pranuar se jeton në vilën e Shtufit, por tregon se banon me qira. Ai thotë se që kur ka ardhur në Shqipëri para 17 vitesh, ka jetuar gjithmonë me qira dhe përgjatë këtyre viteve ku bën me dije se ka ndërruar tre herë banesë, biznesmeni thotë se përveç qirasë, nuk ka patur asnjë marrëdhënie pune me qiradhënësit.
Ai shton se qiranë e ka të deklaruar në bankë dhe ka “thumbuar” kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se nuk e ka paguar me klering apo me leje ndërtimi.
Reagimi i Shkëlzen Berishës
SHPIFJA – KULLA 100 KATESHE U BE QERA SHTEPIE
Shpifja konsumon veten!
Kjo u vertetua edhe keto dite kur shpifja per financim kullash 100 kateshe e resortesh ne bregdet u kandis ne nje qera shtepie!
Qe kur jam kthyer ne Shqiperi para 17 vjetesh kam zgjedhur te jetoj gjithmone me qera! Pergjate gjithe ketyre viteve, ku kam nderruar tre here banese, njelloj si shumica e qeramarresve pervec qerase nuk kam pasur asnje mardhenie pune me qeradhenesit!
Pergjegjesia e qeramarresit eshte te paguaje qerane jo te kontrolloje punet, financat dhe bizneset e qeradhenesit.
E njejta gje vlen dhe per banesen aktuale dhe pronarin e saj! Pertej tentatives qe nga ortak ne kulle, me bene qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza ne Peze e me pas tek Mihal Duri , i siguroj qe qerane e kam deklaruar e paguar me banke sepse nuk kam patur fatin e Rames per ta paguar ne natyre apo me klering me leje ndertimi!
Per financime kullash dhe resortesh shpifesit do kene mundesi te perballen me shpifjet e tyre ne gjykate! Sa per Ramen qe permes tualeteve te tij mediatike thote se per kullat qe ai dhe Veliaj firmosin si te ishin “sherbetoret” e mi te bindur, fajin e ka Shkelzeni, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me “nder”!