Ndahet përfundmisht PD!? Berisha: Do kemi grupin tonë parlamentar në fillim të sezonit

Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme konferencën e përjavshme me gazetarët.
Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri ka paralajmëruar ndarjen e deputetëve të “Rithemelimit” nga grupi zyrtar i PD në parlament.
PD do të ketë grupi e saj parlamentar, cilat do të jenë modalitetet, do jenë dhe deputetët që do të përcaktojnë, por do ketë grupin e vet parlamentar”, tha Berisha.
Berisha konfirmoi po ashtu pjesëmarrjen në zgjedhjet për bashkinë Kukës, të cialt do të mbahen më 24 shtator.
“Padiskutim që do kemi kandidatin, akoma nuk e kemi përcaktuar, do të diskutohet, pastaj do të përcaktohet”- tha Berisha.