“Shqipëria, Italia e re vetëm për pushime”

“Corriere del Ticino”, jehonë turizmit shqiptar

Jehona e kësaj meme të shpërndarë nga kryeministri javën e shkuar vazhdon në mediat në gjuhën italiane. Një prej tyre Corriere del Ticino e përditshme që publikohet në content zvicerane ku flitet italisht merr ne analizë jo vetëm tranformimin e Shqipërisë nga një vend ku qytetarët e saj dyndeshin mbi anije për të arritur brigjet italiane në një vend i cili tanimë pas 32 vitesh mirëpret italianët si pushues që dominojnë mes miliona të tillë nga vende të ndryshme të botës.

Por gazeta përqëndrohet më së shumti të bëj një krahasim mes çmimeve me të cilat përballen pushuesit në Itali këtë verë dhe atyre që gjejnë në Shqipëri.

Ndërsa në zona si Liguria, Toscana e Puglia çmimet krahasuar me një vit më parë janë rritur me afro 50% për ushqimin në restorante dhe 30% për akomodimin në hotele e shtëpi pushimi. Ajo që të ofron Shqipëria nënvizohet në shkrim është një realitet shumë më i përballueshëm. Edhe  pse Corriera del Ticino shkruan se nuk duhet folur vetëm për low cost, pra çmime të ulta një ditë mesatare në plazh kushton 15 Euro dhe hotelin mund ta gjesh dhe me 50 Euro afro gjysma e që do të gjesh ne zone e Galipolit. Vitet e fundit janë hapur hotele me zinxhirë të mëdhenj si Hyatt, Melià, Radisson dhe Marriott, klienti tipik i të cilëve sigurisht nuk është turisti që sjell sanduiçin në shtëpi.

Vendndodhjet në zhvillim janë Ksamili, pikërisht përballë ishullit të Korfuzit, Sarandës dhe Lukovës, praktikisht në Greqi, dhe padyshim Orikumi në gjirin e Vlorës. Kepi i Rodonit vlerësohet shumë për ata që duan një natyrë paksa të egër dhe Durrësi për ata që nuk bëjnë dot pa qytetin, ndonëse plot plazhe të bukua. Të gjitha vendet ku, shtresa e mesme shkon me pushime për shifra që përputhen me pagat e tyre.

Tv Klan

Back to top button
LAJMET E FUNDIT