Nga porti i Vlorës, në shtëpinë e Ramës/ Si do i kalojë pushimet shqiptare Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur ditën e sotme në portin e Vlorës pas një ftese nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama

Meloni pritet të kalojë disa ditë pushime në vendin tonë, pasi ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia.

Edhe në vendin tonë ajo shoqërohet nga familja e saj, bashkëshorti Andrea Giambruno dhe vajza e saj Ginevra.

Sipas Corriere në agjendën e saj është edhe një vizitë në shtëpinë e Ramës, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin pushimet në tokën shqiptare. Ajo pritet të zhvillojë dhen jë vizitë në bregdetin shqiptar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT