Spahiu: Përfaqësues të Greqisë kanë si “kokë” dyshen Berisha-Meta, ata kandiduan Belerin dhe…

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë se Fredi Beleri nuk do të ishte arrestuar në rast se nuk do ishte kandidat i Berishës dhe Ilir Metës për kryetar bashkie në Himarë, pasi sipas tij në këtë formë ai ose nuk do ishte kandidat ose do ishte i parëndësishëm.

Spahiu tha se kjo krizë ku vijnë për të protestuar për lirimin e kryebasshkiakut të Himarës, përfaqësues të Greqisë ka si “kokë”, Berishën dhe Metën e jo Belerin.

“Ata të cilët akuzojnë Fredi Belerin  e kanë shumë gabim, e gjithë kjo krizë nuk vjen nga Fredi Beleri atë e kemi peshqesh nga Sali Berisha dhe nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Ai ishte një kandidat i Berishës. Pa Berishën e pa Ilir Metën, Fredi Beleri sot as nuk do ishte votuar dhe as nuk do ishte arrestuar.

Ai nuk do ishte kandidat, ose do ishte i pa rëndësishëm. Të mos merremi me bishtin. Fredi është bishti, koka është Berisha dhe Ilir Meta”,-tha Kreshnik Spahiu./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT