Vangjel Dule në protestë për Belerin: I them Edi Ramës se nuk e di me kë është ngatërruar

Gjatë protestës në Himarë, kreu i PBDNJ Vangjel Dule hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për burgosjen e Fredi Belerit.

E megjithatë ai tha se Himara nuk është nënshtruar kurrë dhe as kësaj here s’ka për të ndodhur.

“Po i them Edi Ramës së nuk e di me kë është ngatërruar. Është ngatërruar me atë Himarë që nuk u nënshtrua kurrë. Duart poshtë nga Himara!”, deklaroi Vangjel Dule.

Në protestën për Belerin ishin të pranishëm edhe kryebashkiakët e Athinës e Selanikut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT