I dogji “Ferrarin” Noizyt, Gjykata lë në burg vlonjatin/ Kush ishte “reperi” që e porositi

Është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit, Siar Konti, autori i  djegies së automjetit tip “Ferrari” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.

Për 17-vjeçarin nga Vlora, që dyshohet se e ndihmoi Kontin duke hedhur benzinë në pjesën e parme të automjetit luksoz u vendos masa e sigurisë personale “Detyrim paraqitje”

Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2023 në Durrës. Më 11 gusht 2023, policia njoftoi arrestimin e shtetasit Siar Konti, nga Vlora, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz të markës Ferrari, me të cilin Noizy është shfaqur disa herë në rrjetet sociale dhe në klipet e tij muzikore.

Referuar hetimeve si dhe deklaratës së autorit, zjarri u vu me porosi të Kleviol Ahmetit, një personazh tjetër i muzikës rep, i njohur si “Clevio”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT