Osmani mbron Kurtin për vizitën në Tetovë: Keqkuptim i vogël

Keqkuptim e ka cilësuar vizitën e  kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Tetovë presidentja Vjosa Osmani. Sipas saj, shfaqja e flamurit të “Shqipërisë etnike” në mesin e përkrahësve të Kurtit në Tetovë është thjesht lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar. Osmani gjatë vizitës në Komunë e Dragashit tha se Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës.

“Kjo besoj që është një keqkuptim i vogël, që kur kemi vullnet të dyja palët, siç e kemi dëshmuar gjithnjë, tejkalohet, duke e ditur që të gjitha institucionet e Kosovës janë të interesuara vetëm për marrëdhënie pozitive gjithnjë në rritje me Maqedoninë e Veriut.”

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu në një përgjigje për TV Klan ka thënë se vizita e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut është bërë me ftesë të kryetarëve të komunës së Cairit dhe atij të Tetovës. Ai ka komentuar edhe nivelin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve.

Sa i përket nivelit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne kujtojmë që dy qeveritë për herë të parë kishin mbajtur një mbledhje të përbashkët në shtator të vitit 2021, si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe interesave të përbashkëta. Komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt.

Faktorët politikë maqedonas po e shohin si nacionaliste paraqitjen e Kurtit, gjatë fjalimit të të cilit, para mijëra përkrahësve në Tetovë, ku shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë etnike”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT