Turistët italianë ikën pa paguar faturën, pronarët: Jemi penduar për publikimin e videos

Pamjet ku turistët italiane u larguan nga restoranti në Berat pa paguar faturën u bë virale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali.

Gazetarja e BW u shpreh se pronarët e restorantit janë shprehur të penduar për publikimin e videos në rrjete sociale pasi është bërë shumë virale.

“Jemi në restorantin ku disa ditë më parë katër turistët italiane hëngrën darkë dhe më pas u larguan pa paguar.

Pasi lajmi u bë publik, ambasada italiane ka kontaktuara me restorantin dhe është shprehur se do bëjë pagesën e faturës së turistëve.

Sakaq pronarët e restorantit janë shprehur më vonë të penduar për publikimin e videos në internet.

Ende nuk e dimë nëse është paguar fatura, pasi është thënë se do bëhet ditën e hënë.”, raportoi live gazetarja Petova.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT