Memoriali turk në Tiranë, prokurori shqiptaro-amerikan: Po gjaku jonë?

Nga Gjon Juncaj
Të dashur politikanë të Tiranës,
Kam edhe dy përmendore të tjera ku përfshihen njerëz të vrarë jashtë Shqipërisë për t’i shtuar në park.
1.Në vitet 1998-1999, mijëra burra, gra dhe fëmijë shqiptarë u vranë në gjithë territorin e Kosovës. Emrat e tyre nuk janë renditur në parkun publik të Tiranës.
Jam i sigurt se mijëra vizitorë kosovarë që vijnë në Shqipëri çdo vit do ta vlerësonin këtë shenjë respekti.
2.Në vitin 1919, 74 burra shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre në malet e Hotit dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi.
Ata u hodhën së bashku në një varr masiv, ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë.
Një nga ata burra është edhe stërgjyshi im. Unë dhe anëtarë të tjerë të familjeve shqiptare dëshirojmë të shohim edhe emrat e tyre në park.
Ne do t’i donim këto përmendore në parkun e Tiranës sepse ne nuk besojmë se ato i përkasin një parku në Stamboll (turqit do të pajtoheshin me ne për këtë).
Ne nuk kemi lekë, euro, lira turke, apo ndikim politik me të cilat të paguajmë.
Vetëm derdhjen e gjakut shqiptar. Shpresojmë që kjo gjithashtu është një monedhë që do ta pranoni.
Faleminderit
Dear Tirana politicians,
I have two more memorials to add to the park involving people killed outside of Albania.
1. In 1998-1999, thousands of Albanian men, women and children were murdered throughout Kosova. Their names aren’t listed in the public park in Tirana. I’m sure… pic.twitter.com/T15zt9niF5