Shqipëria pa përfaqësues/ Kush është mysafiri “surprizë” që do të marrë pjesë sot në darkën e Mitsotakis në Athinë

Mbrëmjen e sotme (21 Gusht) në Athinë do të mblidhen liderët e rajonit dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, me festë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Në takimin informal, e organizuar për Samitin e Ballkanit Perëndimor-BE, do marrin pjesë Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Por, një mysafir surprizë do të jetë në mbrëmjen në Athinë, që u mbajt sekret nga zyrtarët grekë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mësohet se do të jetë pjesë e darkës. Zelensky është në një turne evropian këto ditë, pasi ka vizituar Suedinë, Danimarkën dhe Holandën.

Shqipëria u ftua në rang presidencial, por Bajram Begaj nuk pranoi të shkojë, teksa për kryeministrin Edi Rama nuk kishte ftesë, për shkak të përplasjeve mes dy vendeve për çështjen “Beleri”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT