Prenga i Mrizit: Ne kemi thjesht turizëm pa emër për momentin

Nga Altin Prenga
Mrizi në kta 13 vite ka pritur afër 1/2 milion turistë të huaj dhe jemi struktura private më shumë review në booking, google bussines në Shqipëri dhe me më shumë artikuj ndërkombëtar.
Meqë facebook dhe mediat janë mbushur plot me eksperta të turizmit dhe sna pyet kush po shkruaj nja dy fjalë këtu:
1: Le ta shesim produktin aq sa vlen, as më pak dhe as më shumë.
Dhe produkti nuk matet me xhamllëk apo nga çarcafët “Versaqe” meqë pashë një bujtinë malore që i kishte vënë por me gjithë projektin, kontekstin ku ndodhesh.
Nqs afër teje ka mbeturina, trafik, ndërtime gjysëm të përfunduara, pluhur dhe muzikë tallava të kërkojmë të paktën një cmim koerent dreqi ta marrë!
Mos të bëhemi beduinë grabitqarë po sja dolëm të ofrojmë cilësi se e degjeneruam reputacionin !
2: Mos tna rriten veshët kot të flasim as për turizëm low cost që disa shqetësohen dhe as për turizëm luxury sepse kta duan strategji afatgjata, ne kemi thjesht turizëm pa emër për momentin.
Për pikën 3 flasim pas 10 viteve. Natën e mirë!