Pas 10 vitesh, Sali Berisha zbulon se çfarë i tha Ramës kur mori pushtetin

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka zhvillur tryezën debatin “Pushteti i Kimit”, me politikanë dhe analistë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka zbuluar pas 10 vitesh se çfarë i tha Edi Ramës në 2013, kur i dha pushtetin.

“Në vitin 2013, me ndërrimin e pushtetit, ditën e inaugurimit të qeverisë, i jam drejtuar Edi Ramës me këto fjalë: Lidhjet tua me krimin janë universale dhe universalisht të njohur. Shqiptarët të amnistuan se të votuan.

Por fati i kësaj shoqërie do varet nga lidhjet që do mbash me krimin. Do i presësh ato apo do i vazhdosh ato. Nëse i vazhdon ato, duke qenë kryeministër, kjo do jetë katastrofë për shqiptarët. Kur i thashë Edi Ramës se lidhjet e tua me krimin janë universale, i thashë atij një të vërtetë sepse ai, në të shumta raste, ishte i vetmi kryetar bashkie në botë, që në vend të mbrohej nga garda, merrte vrasës dhe trafikantë si mburojë”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT