Kush është grupi Wagner që tentoi të sfidonte Putinin?

Miku, më pas armiku i Vladimir Putin vdiq ditën e sotem në një aksident ajror, rrethanat e të cilit ende janë të paqarta.

Yevgeniy Prigozhin ishte personi që sfidoi drejtpërdrejt Presidentin Vladimir Putin, madje edhe tentoi ta rrëzonte nga pushteti.  Ai prej kohësh etiketohej si “kuzhinieri i Putinit” për kontratat e tij të hotelierisë me Kremlinin.

Prigozhin kaloi 10 vite të jetës së tij në burg, për arsye ende të pazbuluara. Ai ishte ideri i grupit mercenar, me të cilin luftoi në rreth 30 vendetë ndryshe.

Po çfarë është Grupi Wagner?

Sipas një investigimi të BBC-së disa kohë më parë për Grupin Wagner, u bë me dije se themelues ishte  një ish-oficer i ushtrisë ruse, Dmitri Utkin. Ai është një veteran i luftërave çeçene, ish-oficer i forcave speciale dhe nënkolonel në GRU, shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë.

Grupi Wagner hyri për herë të parë në aksion gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Rreth 1000 mercenarë të grupit luftuan krah Rusisë për kontrollin e rajoneve të Luhanskut dhe Donetsk. Mirëpo refuzuan të pranonin lidhjen me qeverinë ruse.

Një vit më pas, Grupi Wagner filloi operimin në Siri dhe luftoi krah forcave pro-qeveritare duke ruajtur fushat e naftës. Grupi famkeq ka zhvilluar një aktivitet të gjerë edhe në Libi që nga viti 2016, duke mbrojtur gjeneralin Khalifa Haftar. Mendohet se deri në 1000 mercenarë të Wagner morën pjesë në avancimin e pushtimit të Haftarit në vitin 2019.

Grupi Wagner në vitin 2017, u ftua në Republikën e Afrikës Qendrore për të ruajtur minierat e diamanteve. Raportohet gjithashtu se punon në Sudan, ku ruan minierat e arit.

Në vitin 2020, Thesari i SHBA tha se Wagner kishte “vepruar si mburojë” në këto vende për kompanitë e minierave të Prighozin, si M Invest dhe Lobaye Invest – dhe i vendosi ato nën sanksione.

Grupi Wagner u ftua edhe nga  qeveria në Afrikën Perëndimore, për të ofruar siguri kundër grupeve militante islamike, gjë që ndikoi në vendimin e Francës për të tërhequr trupat e saj nga vendi. Grupi Wagner mendohet se ka rreth 5,000 mercenarë që veprojnë në të gjithë botën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT