Çështja “Beleri”, Rama lajmëron se kur do te publikohet intervista e plotë me “Kathimerini”

Siç ishte lajmëruar, intervista e Kryeministrit Rama për gazetën greke “Kathimerini” do të publikohet sot në orën 10:00 si dhe do të transmetohet në rrjetet sociale të tij.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën që sot në 10:00, të ndiqni të plotë pa asnjë prerje intervistën për prestigjozen greke Kathimerini, me gazetarin Pavlos Papadopoulos, ju uroj një të diel të qetë”.
Në intervistën me gazetarin Pavlos Papadopoulos, autorin e artikullit me titull “Lëreni të Betohet” ku janë ngritur akuza për çështjen “Beleri”, Rama ka dhënë argumentetet e tij. Ishte vetë Kryeministri ai që kontaktoi gazetarin për t’i rrëfyer versionin e tij të fakteve./tvklan.al