VIDEO/ Tentoi të ngjiste Llogaranë, trajleri ndahet më dysh dhe bllokon aksin

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Llogara, ku një trajler raportohet se është ndarë më dysh.
Mësohet se shoferi i mjetit ka tentuar të ngjisë rrugën e Llogarasë, por ka pësuar defekt, duke çuar edhe në bllokimin e aksit.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Vlorë-Llogara”, në vëndin e quajtur “Çesma”, ka mbetur në rrugë një kamion, për shkak se ka pësuar defekt. Për këtë arsye është bllokuar ky aks rrugor.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës.