Zjarr në Lukovë, banorë e turistë në pritje të ndihmës që po vonon

Një zjarr i madh sapo ka rènë në Bargle në zonën e Lukovës.
Era e fortë po e përhap zjarrin në gjithë zonën.
Disa dhjetëra turistë të huaj në zonë po kërkojnë ndihmë.
Banorët po tentojnë të lidhen me zjarrfikëset por Vlora u thotë të lidhen me Sarandën dhe anasjelltas.
Situata është alarmante, ndërkohë që re tymi po mbulojnë zonën.