Prej 1 jave në spital, si është sot gjendja e ish-kryeministrit Fatos Nano?

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet ende në reanimacion dhe gjendja e tij paraqitet stabile. Kështu raportohet  për gjendjen e Nanos, i cili ndodhet për më shumë se 1 javë i shtruar në spital.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i akordoi Nanos medaljen e mirënjohjes publike, si dhe kërkoi nga të gjithë që të luten për të, i cili është duke luftuar për jetën.

Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT