Shqipëria vendi i parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve në aeroport! Rama: ‘Shqiponja’ po fluturon lart

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë sërish të dhënat e Aviacionit Civil të Europës për rritjen e numrit të pasagjerëve përgjatë muajit korrik, ku Shqipëria renditet e para.
“Përsëri në krye edhe në muajin korrik për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil në Europë. Shqiponja po fluturon lart”, shkruan Rama në Facebook.
Në krahasim me vitin 2019, në tabelën e të dhënave, tregohet se Shqipëria ka një rritje me 116%. Shefi i qeverisë thotë se është koha, që Shqipëria të ngjitet edhe më lart.