Vizita e Osmanit/ Zeka: Në 120 vite Tirana e Prishtina s’kanë qenë më keq. Kjo falë Kurtit e Vjosës

Gazetari Milaim Zeka komentoi në një intervistë për Euronews Albania vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Shqipëri në një kohë kur situata mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është më e mira e mundshme.

Sipas tij Rama nuk mund të ndihet i qetë përballë Vjosa Osmanit duke pasur parasysh se në 120 vitet e fundit, dy vendet nuk kanë qenë kurrë kaq të armiqësuara.

“Të shohim me çfarë këmbe ka ardhur Vjosa Osmani në Tiranë sot. Deklaratat me Begajn ishin normale, por të shohim fatin e Edi Ramës, a ka ardhur me këmbë të mbarë për punën e ndryshimeve. Po e bëri me tension Vjosa Osmani bisedën ikin një pjesë e mirë e ministrave,” – u shpreh Zeka, ndërsa qeshte.

“Nuk e besoj që Edi Rama ndihet i qetë përballë Vjosa Osmanit duke pasur parasysh se në këto 120 vitet e fundit, Tirana dhe Prishtina s’kanë qenë kurrë më të armiqësuara, falë Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit,” – shtoi gazetari./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT