Nga Xhaçka te Krifca, ministret që Rama largoi nga kabineti qeveritar

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar. Ndryshime të cilat i njoftoi gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Sociliste.
Rama ka njoftuar propozimet për disa ministri, ku disa ministre janë larguar përfundimisht nga kabineti qeveritar.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi është hequr nga drejtimi i kësaj ministrie. Kushi ka qenë në krye të kësaj ministri që prej shtatorit 2021. Sot Rama emrin e saj e propozoi i Sekretare e gruas në PS. Ministrja e Arsimit do të drejtohet nga Ogerta Manastirliu, e cila mban postin e Ministrisë së Shendetësisë.
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është një ndër ministret që është larguar përfundimisht nga kabineti qeveritar. Xhaçka e ka mbajtur këtë post prej janarit të 2021. Pas zëvëndësimit të saj në ministri nga Igli Hasani, Xhaçka mbetet pa një post.
Edona Bilali, ministre për Sipërmarrjen, detyrë të cilën e mori në 2021, është larguar nga kjo detyrë. Vendin e saj e mori Delina Ibrahimaj, e cila ka drejtuar Ministrinë e Financave.
Ministrja Frida Krifca, e cila ka mbajtur postin e ministres së Bujqësisë, që nga shtatori 2021 është larguar nga kjo detyrë. Ministria e Bujqësisë i besohet Anila Denajt, duke e rikthyer kështu këtë të fundit, e cila më herët ka qenë ish-ministre e Financave.