“A kanë strukturë këta?”, Shabani për Ramën: I merr vendimet vetë, nuk do njerëz që i thonë “jo”

Kryetari i “Nisma Thurje” Endrit Shabani ka thënë se kryeministri Edi Rama nuk do njerëz që i thonë “jo” në kabinetin e tij.
I ftuar në “Open” në News24, Shabani përmendi rastin e ministrit të brendshëm Taulant Balla për të cilin thotë se lajmin që e mori postin e mori vesh nga lajmet në televizion, e ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e mori vesh lajmin për shkarkimin e tij nga rrjeti social Facebook.
Politikani ngre pyetjen nëse qeveria Rama ka një strukturë apo jo, apo është vetëm një njeri që i merr vendimet për të gjithë. Ai shton se problemi për në si shoqëri është “monopolizimi i pushtetit”, ku sipas tij qeveria po shkon drejt një autokrati që nuk do debate të brendshme, duke theksuar se kreu i qeverisë nuk do në kabinetin e tij njerëz që kanë peshë politike dhe njerëz që i thonë “jo”.
“Si e marin vesh? Pra, ishte rasti i minsitrit të brendshëm, e mori vesh nga lajmet nga TV që u be ministër e nga Facebooki që e hoqën si ministër. A kanë parti kta a kanë struktrë, a shpërndajnë vendim marrjen apo është një njëri i vetëm që i mer vendimet përte gjitheë.
Problemi për ne si shoqëri është monopolizimi i pushtetit shkuar dalëngadalë drejt një autokrati që nuk do debate te brendshme, nuk do njerëez që të kenë peshë politike, njeërz qe i thonë jo”, u shpreh Shabani.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama propozoi ndryshimet më të fundit në kabinetin e tij. Kreu i qeverisë njoftoi se Ogerta Manastirliu ikën nga Ministria e Shëndetësisë dhe merr drejtimin e Ministrisë së Arsimit, duke larguar kështu Evis Kushin. Ministrja e Bujqësisë është vendosur Anila Denaj, duke larguar kështu Frida Krifcën.
Ndryshimet e reja:
Ministër Financash Ervin Mete
Ministër i Jashtëm Igli Hasani
Ministre Bujqësisë Anila Denaj
Ministre Sporti dhe Arsimi Ogerta Manastirliu
Ministre për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për pushtetin vendor Arbi Mazniku
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu
Ndërkohë Rama njoftoi edhe emrat e rinj të Sekretariateve dhe Ministrave të kabinetit qeveritar. Kreu i qeverisë bëri të ditur se Sekretar Organizimi është emëruar Ardian Çela dhe Evis Kushi është caktuar Sekretare e Gruas.
“Unë propozoj si fillim që në fillim të Tetorit të ketë një Kongres të jashtëzakonshëm, ku ministrat e rinj të shpalosin të gjitha idetë e tyre. Me propozim të sekretarit të përgjithshëm në detyrë, Blendi Klosi ju kërkoj të miratoni sekretariatin e ri, që kërkon votëbesim nga Asambleja në Kongres”, deklaroi kryeministri Rama.
EMRAT E RINJ TË PROPOZUAR NGA RAMA:
Sekretar organizimi: Ardian Cela
Sekretar në Burimet Njerëzore: Eduart Ndreca
Sekretar Digjital dhe i Rinisë, Etjen Xhafa,
Sekretare e Gruas: Evis Kushi,
Sekretar i Marrëdhënieve me jashtë: Romina Kuko
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore: Eridian Salianji
Sekretar i Programit: Milva Ikonomi.