FAKSIMILE/ SPAK e la jashtë hetimeve, GJKKO “urdhër” prokurorëve: Hetoni pasurinë e Ilir Beqajt, dyshohet për disa vepra penale!

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj rezulton se është lënë jashtë hetimeve për koncesionin e sterilizimit, nga Prokuroria e Posaçme, ndaj kur aktet e dosjes kanë mbërritur në gjykatë është kërkuar nisja e një hetimi pasuror, shkruan newsbomb.al.

Referuar dy fotografive të fragmetarizuara nga dosja hetimore e sterilizimit, shihet qartë se Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK që të kryejë hetime të thelluara pasi ka indicje për disa vepra penale.

“Gjykata çmon se, ka indicje të mjaftueshme që Prokuroria e Posaçme të kryejë veprime hetimet edhe për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion pasivi funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, thuhet në dokumentin e GJKKO.

Togat e zeza bëjnë me dije se në fashikullin hetimor këto episode nuk janë të evidentuara, ndaj kërkohet të kryhen hetime të thelluara për të provuar nëse biznesmeni Ilir Rrapaj dhe shtetasi tjetër italian kanë marrë përfitime të parregullta që rrjedhin nga korrupsioni, nga ministri Ilir Beqaj.

“Për këtë nevojitet hetim pasuror”, thotë dokumenti, duke marrë një rast konkret të udhëtimit të ministrit të Shëndetësisë me Admir Dacën, administrator i kompanisë “SaniService” që ka fituar tenderin e sterilizimit të seteve kirurgjikale.

Gjithashtu, Gjykata e Posaçme çmon se Prokuroria e Posaçme orientohet të ushtrojë ndjekjen penale ndaj ministrave Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani, për kohën kuyr është zhvilluar procedura e koncesionit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Faksimile e vendimit të GJKKO
Faksimile e vendimit të GJKKO

Back to top button
LAJMET E FUNDIT