Paguajmë koncesionin për markimin e karburantit, por abuzimi vijon

Përzierja e naftës së importit me naftë të prodhuar në Shqipëri është abuzimi i zbuluar më shpesh nga kontrollet mbi cilësinë të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial.
Pas vitesh e vitesh abuzime sa të sigurt janë sot qytetarët?
Inspektoriati thotë se në kuadër të aksionit antiformalitet, ka vendosur gjoba të shumta këto ditë për abuzime, sidomos për përzierjet e naftës normale me atë të papërpunuar.
Kjo do të thotë se abuzimet vazhdojnë. Nga ana tjetër, shqiptarët paguajnë në çdo litër nafte një tarifë të posaçme koncesionare për markimin e karburanteve, çka në teori i bën më të thjeshta analizat laboratorike dhe më të lehtë kapjen e manipulimeve.
As kjo nuk i paska penguar subjekte të ndryshme që të abuzojnë me cilësinë e naftës dhe benzinës.
Duhet të ripaguajmë që shteti të bëj më në fund detyrën?