Vetëm 16 vjeç/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, si u kthye në tragjedi mbrëmja me shokët (EMRI)

Një 16-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, teksa kishte dalë me shokët e tij.

Viktima është Gabriel Alibeaj, i cili ka humbur jetën pasi është aksidentuar teksa po kthehej në shtëpi me një triçikël. Ai kishte hipur në mjet së bashku me shokët e tij, por në një moment humbën kontrollin duke dalë jashtë rrugës.

Ata u dërguan menjëherë në spital me helikopter ku u shtruan në gjendje të rëndë. Shqiptari ka ndërruar jetë pasi luftoi në spital me plagët që kishte marrë pas aksidentit rrugor.

Sipas familjarëve, Gabrieli ishte një futbollist i ri premtues, pasi e donte këtë sport dhe e praktikonte që në fëmijëri. Pasdite e ndante kohën mes stërvitjeve dhe ndeshjeve me miqtë, ndërsa ishte po ashtu dhe një djalë i zgjuar që mësonte shumë në shkollë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT