“Ju kanë orientuar gabim”/ Pagoi Dumanin që t’i rrihte gruan, avokati Brengasi: Ne kemi marrëdhënie të mirë edhe pse…

Alban Bangasi, avokati që porositi Nuredin Dumanin për rrahjen e ish-gruas së tij, ka mohuar të këtë lidhje me atë që ka rrëfyer Dumani.

Ai e ka cilësuar si mashtrues bashkëpunëtorin e drejtësisë, duke u shprehur se në asnjë moment nuk i është shmaguar hetimit.

Avokati u arrestua disa ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim, pas deklaratës së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili zbuloi se Brengasi e kishte paguar që të dhunonte bahskëshorten e tij për shkak se dyshonte se ajo e tradhtonte. Përpara gjykatësve, Brengasi ka deklaruar se më ish-bashkëshorten ka një marrëdhënie të mirë edhe pse janë divorcuar.

“Ju kanë orientuar gabim. Me ish-bashkëshorten kemi marrëdhënie normale dhe pse tashmë jemi ndarë”- ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Dumani ka deklaruar që avokati e kishte paguar me 120 mijë euro për të dhunuar bashkëshorten e tij, duke i këkruar që t’i thyente një këmbë ose dorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT