Vizita e Bashës në Francë/ Ironia e Berishës: Eksperiencë me rusët ka ai

Kryetari i PD, Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët me Gazment Bardhi dhe deputetët, u pyet se çfarë mendonte për pjesëmarrjen e Lulzim Bashës në mbledhjen e Këshillit të Europës për asetet e konfiskuara ruse.

“Eksperiencë me rusët ka ai”. ishte përgjigja e Berishës.

Basha është emëruar si reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

Vendimi është marrë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilët kanë votuar unanimisht pro Bashës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT