Megaoperacioni anti-drogë në të gjithë vendin/ Prokuroria: 120 urdhër-arresti, në pranga dhe gra

Teksa në vendit tonë, nga jugu në veri po zhvillohet një megaoperacion antidroge nga ajri dhe toka, Prokuroria konfirmon zyrtarit se ka lëshuar 120 urdhër-arreste.

Duke iu referuar organit të akuzës, mësohet se janë ekzekutuar gati gjysma e këtyre urdhër-arresteve.

Po ashtu mësohet se përveç urdhër-arresteve, janë lëshuar dhe urdhra-kontrolli në banesa dhe biznese.

Raportohet se mes të arrestuarve ka edhe gra. Ndërkohë, numri i të shoqëruarve është më i madh, ndërsa aksioni vijon edhe aktualisht. Pritet një reagim zyrtar nga prokuroria dhe Policia e Shtetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT