Dështon “shpikja”! Si vinte kanabisi xhelatinoz nga Kanadaja me postë, “ekspertët” e fusnin në konserva peshku

Mbi 200 persona janë arrestuar pas një operacioni antidrogë që po kryhet në disa qytete të Shqipërisë nga RENEA dhe FNSH.
Nga burimet për mediat bëhet me dije se vetëm në kryeqytet janë lëshuar 112 urdhër arreste dhe arrestuar 80 persona.
Mësohet gjithashtu se gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë kapur qindra doza kanabisi, si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash. Të përfshirë në shpërndarjen e kanabisit, kokainë e heroinë ka edhe vajza.
Ndërkaq, mësohet gjithashtu se është sekuestruar edhe një lloj i ri droge që vinte nga Kanadaja me anë të postës dhe shpërndahej me kuti konservash. Droga e re është zbuluar në banesat e të arrestuarve, teksa ajo vinte në formë xhelatinoze.