Mbi 1 orë takim/ ZBULOHET çfarë u diskutua mes ministrit grek dhe Fredi Blerit në qeli

Ministri grek për mbrojtjen e qytetarëve Johanis Ikonomu ka takuar sot në paraburgim Fredi Belerin, i arrestuar për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit 2023.

Mësohet se ai ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës prej më shumë se një ore, por pas përfundimit të takimit nuk ka folur për mediat.

Bëhet me dije nga burimet për media se ata kanë diskutuar në lidhje në lidhje me nisjen e procesit gjyqësor dhe situatën e tij pas arrestimit.

Vizita e ministrit te brendshëm vjen pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT