FOTOT/ Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Kavaja, Bashkia që drejton bashkë me Metën, ka kryer të gjitha pagesat për inceneratorin

Bashkia e Kavajës, e drejtuar nga Fisnik Qosja, kryetar i koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, ka derdhur plot 122 milion lekë në arkat e inceneratorit të Tiranës, duke kryer kështu të gjitha pagesat për shërbimin e trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Faturat që mbajnë firmën e kryetarit të zgjedhur nga Berisha dhe Meta, u publikuan sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe janë të datës 22 gusht, disa muaj pasi Fisnik Qosja u betua si kryetar i Bashkisë së Kavajës.

Një fakt i tillë provohet jo vetëm nga pagesa e kryer nga Thesari, por edhe nga banka, që tregojnë kalimin e kësaj shume nga Bashkia e Kavajës, direkt në llogarinë e kompanisë./m.j

FOTOT/ Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Kavaja, Bashkia që drejton bashkë me Metën, ka kryer të gjitha pagesat për inceneratorin

FOTOT/ Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Kavaja, Bashkia që drejton bashkë me Metën, ka kryer të gjitha pagesat për inceneratorin

Back to top button
LAJMET E FUNDIT