VIDEO/ Bido i’a plas në sy Arian Çanit: Fredi Beleri ndërhyri të merrje pasaportën greke

Gazetari dhe moderatori i njohur Arian Çani është përfshirë mbrëmjen e sotme në një debat të ashpër me drejtorin e Arkivave, Ardit Bido. Debat i cili ka kaluar në fyerje dhe akuza personale mes dy të ftuarve.
Të ftuar të dy në emisionin “Now” të Erla Mëhillit, Bido ka akuzuar Çanin se e ka marrë pasaportën greke falë ndërhyrjeve të Fredi Belerit, ndërsa gazetari i tha se në fakt ajo i takonte falë origjinës së nënës së tij.
“Po pse s’ke b*thë t’i thuash? Pse s’ke b*thë t’i thuash?!”, i tha Çani drejtorit të Arkivave, pasi ky i fundit u shpreh se kishte çfarë të thoshte për gazetarin. E gjitha nisi për shkak të bindjeve të ndryshme të dy të ftuarve.
- Ardit Bido: Unë kam çfarë them për ty Çani
- Arian Çani: Unë jam kristal, zotëri
- Ardit Bido: Ke interesat e tua me Belerin
- Arian Çani: Cilat janë, mi thuaj
- Ardit Bido: Po i di ti o burrë
- Arian Çani: Po pse s’ke bythë t’i thuash? Pse s’ke bythë t’i thuash?!
- Ardit Bido: A ka ndërhyrë për ndonjë gjë për ty?!
- Arian Çani: Fare, zero! Edhe po të ketë ndërhyrë, unë do t’i them faleminderit
- Ardit Bido: Asnjëherë?!
- Arian Çani: Po thuaje o trim
- Ardit Bido: Për pasaportë po them mo
- Arian Çani: Po unë pasaportën e meritoj se kam mamanë greke mo. Qenke idiot fare
- Ardit Bido: Po mirë mo mirë, po a ka ndërhyrë mor burrë?!
- Arian Çani: Jo fare, ma vërteto që ka ndërhyrë
- Ardit Bido: Po unë pyeta
- Arian Çani: Mos provoko me mua se provokoj më shumë së ty
Momentin e debatit e gjeni në minuten 03.31