Tirana kryeqytet shumë i kërkuar europian

E përditshmja britanike “The Sun”, raporton se Tirana, renditet e dyta në destinacionet më të kërkuara vitin e kaluar, në faqen “Airbnb”, që i kushtohet prenotimit të apartamenteve nëpërmjet internetit.turiste1-768x430“Mbipopullimi dhe rënia e paundit ka bërë që t’i ikë shkëlqimi disa prej qyteteve kryesore të Europës, si destinacione turistike këtë vit”, – thotë “The Sun”. Megjithatë, në krye të klasifikimit po shtohet një gjeneratë e re qytetesh pak të njohura.tur-1

Në vend të dytë renditet kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, e ndjekur nga Katovica (Poloni), Koshice (Sllovaki), Kaunas (Lituani), Antalia (Turqi), Bari (Itali) dhe Alkmar (Holandë).

Moska dhe Lisbona, të vetmet qytete të njohura, si destinacione turistike në këtë listë, mbyllin dhjetëshen kryesore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT