Shqiptaret japin leksion qytetarie, pastrojnë parkun me bukuri përrallore nga mbetjet urbane

Thuhet se të rinjtë me vizion kanë aftësi të ndryshojnë botën. Këtë gjë e ka treguar sot më së miri dy vajza nga Kosova.

E themi këtë, pasi dy të rejat kanë dhënë një mesazh të vërtetë qytetarie. Dy vajzat kanë pastruar nga mbetjet urbane Parkun Nacional të Gërmisë.

Mesa duket vajzat e reja kanë bërë punën që duhet ta bëjnë institucionet. Njëra prej vajzave quhet Albulena Maliqi.

Vajzat kanë dhënë një mesazh të madh mbi të gjitha, atë që natyra është e shenjtë dhe se duhet mbajtur e pastër.

Ato kanë mbledhur një sasi të konsiderueshme mbetjesh urbane dhe fotot e tyre janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Si përfundim dy vajzave në fjalë mund t’u thuhet vetëm FALEMINDERIT për gjestin e tyre dhe mesazhin që kanë dhënë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT