“Një thesar i fshehur”/ Revista prestigjoze rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve me plazhet më piktoreske

Shqipëria u kthye në “trendin” e vërës gjatë këtij sezoni, duke tërhequr vëmendjen e shumë mediave të huaja që i kushtuan artikuj bukurive natyrore të vendit tonë.

Së fundmi edhe revista “The Travel” i ka kthyer sytë nga vendi ynë, teksa e rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske dhe më pak të mbipopulluara me turistë.

Artikulli flet për plazhet e Ksamilit, ku thuhet se ndryshe nga fqinjët më të frekuentuar mesdhetar, Riviera Shqiptare mbetet një thesar i fshehur.

“Mes këtyre mrekullive natyrore ndodhet fshati i bukur, Ksamili, i zbukuruar me disa nga plazhet më piktoreske që mund të gjenden kudo përgjatë Mesdheut. Ujërat e kaltra puthin butësisht vijën bregdetare, duke krijuar një parajsë për adhuruesit e plazhit dhe diellit.”- thuhet në artikull.

Më këtë përshkrim revista amerikane u bënë thirrje turistëve të vizitojnë perlën e fshehur në rivierën shqiptare.

“Keni ëndërruar ndonjëherë për një arratisje mesdhetare që është e përballueshme për xhepat tuaj dhe mbush shpirtin me bukurinë e peizazheve të pacenuara? Vendet e Mesdheut janë të njohura për bukurinë e tyre dhe zakonisht kryesojnë listat e udhëtarëve. Askund tjetër adhuruesit e plazheve nuk mund të zbulojnë brigje të tilla të paeksploruara, të përqafuara nga ujërat më të kthjellëta dhe të përshtatura nga pamjet mahnitëse.” thuhet ndër të tjera në artikull.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT