Mbyllet restoranti në Porto Palermo, turistët shijojnë plazhin…pa lekë!

Restorant “Panorma” në pronësi të Mihal Kokëdhimës që sulmoi një grup turistësh spanjollë, tashmë është mbyllur.

I ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare në Shqipëri, në Porto Palermo të Himarës, restorantit tashmë i është vënë një karton me shkrim dore me shënimin: MBYLLUR, ndërkohë që i pranishëm atje është vetëm një efektiv i forcave të rendit.

Gjiri i vogël ngjitur me restorantin që më parë përdorej nga pushuesit e hotelit të vogël të Kokëdhimës  tashmë është zbrazur nga shezlongjet dhe është populluar nga turistë të cilët kanë shkuar të bëjnë plazh me çadrat e tyre.

Po ashtu, kamerierët e këtij biznesi të cilët jetonin gjatë sezonit të punës në disa banesa të Porto Palermos janë larguar për në qytetet e tyre. Mësohet se familjarë të Mihal Kokëdhimës i kanë  paguar kamerierët për ditët e punës.

Gjykata e Vlorës i dha sot Kokëdhimëa masën e sigurisë “arrest me burg” për kanosjen që u bëri turistëve spanjollë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT