“I jam mirënjohës kryesisë shqiptare”, Zelensky në OKB: Rusia na ka shkaktuar vuajtje, të pezullohet vetoja ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, e cila është duke u zhvilluar në New York dhe po drejtohet nga Shqipëria.
Zelensky falenderoi kryeministrin Edi Rama dhe kryesinë shqiptare për organizimin e mbledhjes, teksa më tej u shprehu mirënjohje të gjithë atyre që kanë mbështetur Ukrainën dhe kanë dënuar agresionin rus.
Ai tha se Rusia ka shkaktuar 754 ditë vuajtje dhe se rusët synojnë aneksimin e territoreve ukrainase. Gjithashtu presidenti ukrainas u shpreh se duhen të rishikohen me vëmendje reformimi i vetove pasi e dobëson rolin e Kombeve të Bashkuara duke mos i dhënë peshë, por duke i dhënë vetëm një shteti, siç është Rusia. Ai theksoi se është vetoja ajo e cila i jep superfuqi Rusisë e cila kërkon të zbehë gjenocidin që po bën në Ukrainë.
“I nderuar kryeministri Rama jam mirënjohës për organizimin e këtij takimi. Natyrisht shumica e njohin të vërtetën për këtë luftë është një agresion kriminal që synon të aneksojë, por nuk është kaq. Përmes këtij agresioni rusia kërkon të minojë të gjitha normat ndërkombëtare që kërtojnë të mbrojnë veton. Dua të shpreh mirënjohje të gjithë atyre që kanë njohur agresionin rus Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet dhe ndihma për Ukrainën në këtë luftë është diccks që ka ndihmuar në mbrojtjen e këtij vendi.
Qysh prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë, shteti, që për disa arsye ështëisërish i pranishëm këtu mes anëtyarëve të KS, ka shkaktuar 754 ditë vuajtje. Rusia ka vrarë dhejtëra mijëra nga njerëzit tanë, i ka shndërruar civilët në refugjatë duke shkatërruar familjet e tyre. Natursht, shumica njohin të vërtetën për këtë luftë, një agresion kriminal, i paprovokuar nga Rusia kundër vnedin tonë, që synon të aneksojë territoret dhe burimet ukrainase. Por nuk është vetëm kaq. Përmes këtij agresioni, synon të minojë të gtjitha normat ndërkombëtare që kërkojnë të mbrojnë botën nga luftërat. Dua t’i shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që e kanë njohur agresionin.
Asambleja e Përgjithshme ka njohur faktin që kjo është një luftë e shkaktuar nga Rusia, por kjo nuk ka ndryshuar asgjë për Rusinë në OKB. OKB e gjen veten në një situatë të bllokuar kur vjen fjala te agresioni. Nuk do të isha këtu nëse Ukraina mos të kishte zgjidhje konkrete. Formula e paqes së Ukrainës është baza për të përmirësuar arkitekturën ekzistuese në arenën ndërkombëtare. Në këtë KS, ku Rusia ulet në mënyrë të paligjshme në tavolinë për të zbehur gjenocidin që po ndodh në Ukrainë. Vetoja e agresionit e ka çuar në një situatë bllokimi Kombet e Bashkuara.
Sistemi aktual i OKB ju bën me me pak ndikim sesa pushteti i vetove nga komandohet e shpërdorohet nga disa, siç po bën Rusia. Reformimi i OKB duhet të kthehet në proces dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por reformimin e vetos. Kjo do i rikthente fuqinë OKB”, tha Zelensky.