Meta sërish me tone të ashpra: Rama dhe Basha, fajtorë për krizën në vend

Presidenti Ilir Meta ka “goditur” kryeministrin Rama, por edhe opozitën dhe sidomos liderin e saj Lulzim Basha.

Sipas Metës, Rama është përgjegjësi kryesor, por edhe opozita ka përgjegjësi të madhe, duke vënë në dukje djegien e mandateve dhe mosmarrjen pjesë të saj në zgjedhje.

Për Ramën, Meta tha se ka nxjerrë Shqipërinë nga shinat e demokracisë dhe se po bën ligje për persona të veçantë, sikur e akuzoi edhe se po tenton të gjitha pushtetet, madje edhe Drejtësinë e re, ndërsa shtoi se “situata në Shqipëri është pasojë e një krize artificiale”.

“Beteja ime si president është për rikthimin e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë, ndaj zgjidhje janë vetëm zgjedhjet” – tha Meta.

Presidenti deklaroi gjithashtu se ai dhe institucioni i Presidentit nuk shantazhohet nga askush, qoftë ky edhe kryeministri Rama.

Ndërkohë, që ngacmimit me pyetjen, nëse Monika i bënte presion në shtëpi për datën e zgjedhjeve, apo të tjera si këto, Meta tha se dinte ta bënte mirë dallimin mes politikës dhe se Prevalla e kishte ndihmuar mjaft për më shumë dashuri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT