Gazetari filo-grek bën deklaratën e fortë: Flamuri i Vorio-Epirit është simbol i pavarësisë së Himarës

Gazetari filo-grek Stavri Marko ka deklaruar vizita e Mitsotakis në Himarë vitin e kaluar është kryer nën ndikimin e një fuqie të madhe që i ka prerë veshët dhe megafonat patriotëve shqiptarë për shkak të mos flasim më për Himarën dhe ta njohin zyrtarisht.
Gazetari tha se Himara ka qenë, është dhe do të jetë minoritet kompakt grek, duke shtuar se simboli i Vorio-Epirit është simbol i Himarës.
Gazetari filo-grek Stavri Marko
Himara është minoritet kompakt grek. Ka qenë, është dhe do të jetë. Për sa i përket simbolit të vorio-epirit ai është simbol i Himarës, jo i Vorio-Epirit. Ai flamur është simbol i Himarës. Është simbol i pavarësisë së Himarës. Himara ka qenë e pavarur. Ai ka qenë flamuri i parë.