Rrëfimi i priftit të Përmetit: Si vranë grekët 27 foshnja, iu prenë kokën dhe i hodhën në pus

Gazetari Roland Qafoku ka folur lidhur me çështjen “ Beleri” e cila prej mujsh ka ngritur në “këmbë” Athinën zyrtare dhe ka risjellë në vëmendjen e qytetarëve dhe veçanërisht atyre shqiptarëve të cilët thonë se janë “grekë” masakrat që epiriotët kanë bërë në vendin tonë.
Vrasje, përdhunime, prerje kokash, pa kursyer as dhe foshnjat pati në çdo qytet të Shqipërisë, por gazetari ka veçuar atë çfarë ndodhi në fshatin Peshtan duke e përshkruar si masakrën më të rëndë.
Në shkrimin e tij Qafoku ka shkëputur një pjesë nga rrëfimi rrëqethës i priftit nga Përmeti Kosta Tomori, i cili përmes vargjeve në librin e tij “ Barbaritë greke në Shqipëri” ka treguar tmerrin që sytë e tij kanë parë.
Sipas priftit grekët vranë në përrua 40 burra, ndërsa vajzat dhe gratë i mbyllën në një shtëpi ku më pas i përdhunuan dhe i çanë me bajonetë. Ndërsa, foshnjave të tyre ia prisnin kokat dhe i hidhnin më pas në pus, të cilin e mbuluan me gurë.
Në fund të postimit të tij Qafoku thekson se e njëjta Greqi që masakroi mijëra shqiptarë dhe nuk tha asnjë fjalë, është duke trajtuar si viktimë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli që prej 12 majit.
“Unë besoj se mes qindra e qindra krimeve personalisht besoj se më e rënda e të rëndave është ajo në fshatin Peshtan. Ja si e përshkruan Kosta Tomori, një prift nga Përmeti i kthyer nga SHBA, në librin e tij “Barbaritë greke në Shqipëri”, ato ditë që pa me sytë e tillë këtë gjëmë:
“Grekët bënë bashkë 40 burra dhe i vranë në përrua. Pastaj mbyllën në shtëpi çupat dhe gratë. I morën foshnjat një e nga një dhe i prisnin kokat dhe i hidhnin në pus. Shuma e foshnjave të therura ishte 27. Si mbaruan së hedhuri foshnjat, pusin e mbuluan me gurë. Pastaj përdhunuan gratë dhe më pas i çanë me bajonetë”.
Kjo është ajo që na kënë bërë grekët. Nuk ka fjalë që e përshkruan këtë masakër, gjëmë e nuk e di se ç’emër ti vësh. Ndërsa sot, e njëjta Greqi që masakroi mijëra shqiptarë dhe nuk ka thënë ansjë fjalë, trajton si viktimë një Fred Beleri, a thua se çështja e tij është baraz me kokat e prera të atyre 27 foshnjave”, shkruan Qafoku.