Ulsi Manja “fushatë” nga Kuvendi për Kukësin: Emiratet e Bashkuara Arabe gati të financojnë…

Ditën e diel, qytetarët e Kukësit do i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur kryetari ne ri të bashkisë.

Zgjedhjet e pjsshme lokale të Kukësit janë bërë temë diskutimi edhe në seancën e sotme parlamentare, ku deputeti Ulsi Manja ka deklaruar se socialistët do të korrin fitore. Sipas tij, kandidati Albert Halili është i favorizuar pasi ai jeton në Kukës. Ai deklaroi po ashtu, se qeveria është në diskutim e sipër me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku i është paraqitur një master plan për financimin e turizmit malor në Shishtavec.

“Ju keni çuar një kandidat që u premton kuksianëve që do ndalojë shpopullimin. Do rikthejë kuksianët nga Tirana. Kukësi ka ardhur koha të ketë një kryetar bashkie që e ka ndarë mendjen me jetuar e me banuar në Kukës. Albert Halili e ndje me zemër Kukësin. Është një prind model i Kukësit, e do Kukësin sepse e ka nda mendjen me jetuar në Kukës. Kandidati që keni çuar ju ka votuar për Pandin në Tiranë.

Priteni të dielën me qetësi, uroj që të hënën mos të thonë na i vodhën votat në Kukës, se ju e keni refren këtë. Shumë shpejt qeveria shqiptare ka paraqitur një master plan për zhvillimin e turizmit malor për Shishtavecin, që është në diskutim e sipër për të financuar Emiratet e Bashkuara Arabe. Do jetë në majën dhe elitën e turizmit malor në rajon”, tha Manja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT