Debati me përfaqësuesin rus në OKB, Rama poston videon e ‘Sky news’: Krenari për Shqipërinë në krye të detyrës nën vështrimin e mbarë botës

Mediet ndërkombëtare i kanë bërë jehonë përplasjes mes Shqipërisë, kryesuese e Presidencës së Këshillit të Sigurimit, me Rusinë për prezencën e Ukrainës në sesionin e radhës të OKB-së.
Videoja është shpërndarë gjerësisht edhe në rrjete sociale.
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka shpërndarë një video të “Sky news” me mometin e përplasjes me ambasadorin rus duke mos e fshehur krenarinë për drejtimin që Shqipëria bëri në Këshillin e Sigurimit, në OKB.
