Ndodh edhe kjo! Kullotat u shkatërruan nga moti i keq, delet gjejnë ushqim në plantacionin me kanabis

Përmbytjet dhe zjarret që goditën Greqinë në muajt e fundit, kanë shkatuar shumë dëme në zona të ndryshme të shtetit helen.

Një nga zonat më të prekura është Thesalia, ku kullotat e bagëtive janë shkatërruar. Kjo ka bërë që një tufë me dele të ushqehej me bimë kanabisi.

Sipas mediave greke, një serë e mbjellë me kanabis në zonën Magnezia është ‘pushtuar’ nga një tufë delesh, të cilat kanë konsumuar rreth 100 kg të lëndës narkotike të kultivuar.

Ngjarje e pazakontë ka befasuar bariu e deleve, të cilat konsumuan një sasi të konsiderueshme hashashi. I zoti i tyre zbuloi atë që ndodhi, pasi mbeti i befasuar nga sjellja e deleve pak pasi i kishte nxjerrë për të kullotur në një zonë të Magnezizë.

Pronari nuk u besonte syve kur zbuloi se prodhimi i tij pësoi dëme nga moti keq, por edhe nga kafshët që e konsumuan.

“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Kemi vapë, humbim shumë prodhim. Kemi përmbytjet, humbim pjesën tjetër. Dhe më e mira; Pas gjithë kësaj, një tufë delesh, të cilat nuk di si t’i kthej, hyri në objekt dhe filloi të hante atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht,” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT