Vlora Çitaku: Rama lartësoi Shqipërinë dhe shqiptarët

“Me prezantimin brilant dhe kryesimin shembullor të Këshillit të Sigurimit, Edi Rama lartësoi Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët!”, ka thënë nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Këto komente ajo i bëri pasi Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejtoi një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Hapja ishte nën moderimin e kryeministrit Edi Rama.

Prandaj, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, përmes një postimi në Facebook, lavdëroi Ramën për paraqitjen që ai e pati në Këshillin e Sigurimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT