“Gërdeci” / SPAK kërkon të marrë në pyetje 71 dëshmitarë! Mes tyre Bumçi, Mediu e Shkëlzen Berisha

Sot është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. SPAK ka kërkuar të pyeten 71 dëshmitarë ndërkohë që më herët Mediu ka kërkuar 90.

Mes dëshmitarëve që do të pyeten janë edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha si dhe ish ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi.

Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës. Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes.  Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Tragjedia e Gërdecit

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament.

Lista e emrave të dëshmitarëve që do pyeten nga SPAK:

  • 1. Feruzan Durdaj
  • 2. Zamira Durdaj,
  • 3. Afërdita Canga
  • 4. Alketa Hazizaj,
  • 5. Fejzi Shehu,
  • 6. Rigon Durdaj,
  • 7. Mimoza Kruja,
  • 9. Hekuran Kaca
  • 10. Shkëlqim Prini
  • 11. Nikolin Hazizaj,
  • 12. Mirela Hazizaj,
  • 13. Drita Cani,
  • 14. Ramazan Alla,
  • 15. Uran Deliu,
  • 16. Mirela Dvorani,
  • 17. Ndue Nikolli
  • 18. Adelina Cani,
  • 19. Ilir Kranja,
  • 20. Veiz Muço,
  • 21. Murat Zguri,
  • 22. Fejzi Shehu,
  • 23. Caje Ciku,
  • 24. Arta Prini (Zela),
  • 25. Qemal Mema
  •  26. Zigur Canaj,
  • 27. Julian Pando,
  • 28. Petrit Behari,
  • 29. Zabit Cuku,
  • 30. Sadik Sula,
  • 31. Agim Vrana,
  • 32. Shaban Brahushi,
  • 33. Begator Mane,
  • 34. Bujar (Abdullah)Nasufi,
  • 36. David Clark Howell
  • 37. William Merrit Hart,
  • 38. Sidney Tison Macintyre,
  • 39. Rodney Spenser Taylor,
  • 40. Kol Dedgjonaj,
  • 41. Ismet Drenova,
  • 42. Ardian Mullahi,
  • 43. Plarent Ruka,
  • 44. Bardhyl Hoxha,
  • 45. Sokrat Papadhima,
  • 46. Viktor Përshqefa,
  • 47. Anila Lala (Gjergji),
  • 48. Liza Maksuti,
  • 49. Alma Zili
  • 50. Anjola Agolli,
  • 51. Aldo Bumci,
  • 52. Shkëlzen Berisha, i biri i Sali,
  • 53. Ylli Pinari,
  • 54. Luan Hoxha
  • 55. Armand Tartari
  • 56. Ndue Marku,
  • 57. Jorgo Mino,
  • 58. Fatbardh Kuçi,
  • 59. Gëzim Oshafi,
  • 60. Denis Hajdari,
  • 61. Agim Babameto:
  • 62. Shkëlzen Madani,
  • 63. Rezart Tërshana,
  • 64. Besnik Dauti,
  • 65. Dashnor Çaushi,
  • 66. Fari Toska,
  • 67. Zenun Fero,
  • 68. Hilmi Laçaj,
  • 69. Sokol Ngjeçi,
  • 70. Mihal Delijorgji,
  • 71. Dritan Minxolli

Back to top button
LAJMET E FUNDIT