Prokurorët specialë kërkuan Shkëlzen Berishën/ Basha: Inkurajoj SPAK t’i japë fund pandëshkueshmërisë e të çojë para drejtësisë të korruptuarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me qytetarët e Tiranës, ku ka biseduar me ta mbi problemet ekonomike, papunësinë si dhe rritjen e çmimeve.

Ndërsa ka ndarë disa foto nga takimet me qytetarët e Pazarit të ri në kryeqytet, Basha shprehet se “ qytetarët duan një alternativë ndryshe, që kujdeset për ta dhe jo për hallet e  atyre që luftojnë për poste e karrige”.

Në bashkëbisedimet me qytetarët, kreu i PD-së, ka deklaruar se “Lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD”.

“Situata ekonomike është e vështirë, papunësia e lartë, çmimet janë rritur dhe vëmendja e qeverisë mungon. Qytetaret duan një alternativë ndryshe, që kujdeset për ta dhe jo për hallet e  atyre që luftojnë për poste e karrige!  Partia Demokratike do të jetë kjo alternativë!

Lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD. Për këtë, krahas mbështetjes, inkurajoj dhe SPAK të vijojë luftën kundër korrupsionit, si jetike për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe çuar para drejtësisë të korruptuarit”, ka thënë Basha./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT