“Ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të flasë”/ Lavrov mesazh OKB-së pas replikave të Ramës

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka reaguar pas replikave mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesit të delegacionit rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB dy ditë më parë.
Lavrov i ka shkruar një mesazh sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres ku i kërkon të parandalojë përfshirjen e përfaqësuesve të OKB-së në nismat e politizuara për Ukrainën.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit dy ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kundërshtoi Rusinë e cila u përpoq të ndalonte Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të mbante fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork që u mbajt të mërkurën e 20 shtatorit 2023.
“Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të mbajë fjalën” i tha Rama ambasadorit rus.