“Ka dalë i nxirrë sterrë”/ Berisha: Rama u vonua për 90 minuta në aeroport në Nju Jork, e morën në pyetje…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me hetiemt ndaj ish-agjentit të FBI, McGonigal, në lidhje me vendin tonë.

Në një postim në rrejtet sociale, Berisha pretendon se kryeministir Edi Rama është mbajtur për 90 në aeroportin “J. F. Kennedy”, në Nju Jork, ditën që ai vizitoi SHBA-të, në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, në OKB.

Sipas Berishës, “Rama ka dalë i nxirë sterrë në fytyrë” dhe, ndalimi kishte të bënte me hetimet për bashkëpunimin e tij me Mc Gonigal.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Pse u mbajt Rama 90 minuta në JFK dhe doli i nxirë sterrë?!

Të dashur miq!

Rama u vonua 90 minuta për shkaqe misterioze në aeroportin JFK të Neë Yorkut ditën e hyrjes në SHBA. Vonesa sipas atyre që e pritën nuk kishte asnjë arsye të qartë, por duket se ishte një seancë me hetues të SHBA. Rama doli nga aeroporti i nxirë!

Doktor përshëndetj, jame nje nfa ata qe pritem me limuzine Edi Ramen ne aeropirt, pritja per shkaqe misterioze u zgjat rreth një orë e 30 minuta dhe nuk na u tha asnje fjale pse është vonuar dhe në dalje ka qenë i nxirrë sterre në fytyrë. E moren ne pyetje per aferen Mc Gonigal si bashkfajtor apo çfar ndodhi mbeti enigme. Por ne ambasade beri pershtypje shume fakti qe ne selline e OKB per Ramen mungonin jo vetem ftesat, takimet bilaterale por edhe fotot e çastit apo shterngimet e duarve. Kjo ngjalli shqetesim te madhe tek gazetaret puthadore e lepires te llojt Balla-Çorapja te cilet kishin ardhe te lajmonin dhe trillonin lajme per padronin e tyre.

Rama ishte i vetmi lider nga rajoni qe nuk pati asnjë takim blaterak perveçse me Juri Kim, takim te cilin mediat e tij e censurian. Ai kishte njoftuar se te enjten ne darke do ishte ne parlament por takimi u shty pa asnje shpjegim. Fuga hapte lajme se Rama kishte takim ne Washington. Por ne fakt duket se vonesa kishte lidhje me hetimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT